Rama kërkon pula në zgarë, kryeministri: Hani! Nuk ka lidhje gripi i pulave me ushqimin

Kryeministri e konsideron te pavend panikun e konsumatorëve nga gripi i shpendëve. Ai ofroi veten për të provuar se sëmundja nuk transmetohet te njerëzit. Gjate vizitës në panairin e Bujqësisë të hapur në Tiranë u përball është me ankesat e prodhuesve për mungesen e tregut brenda dhe jashtë vendit.

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja Frida Krifca ka vizituar panairin e prodhimeve bujqësore në sheshin ‘Nënë Tereza’.

Gjatë takimit me fermerë dhe eksportues, një prej tyre ngriti shqetësimin se nuk mund të shese mjaltin në vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa tha se po punon për të finalizuar marrëveshjet me Lindjen e Mesme.


Ndërkohë, Kryeministri deklaroi se do të përgatisë një listë me produktet që vendi ynë eksporton pasi sipas tij shqiptarët nuk i dinë.

“Do bëjmë një katalog të të gjitha produkteve tona të eksportit dhe do bëjmë një plan që ti shtrijmë në tregje që janë interesante, por që s'kemi akses. Të bëjmë një xhiro promovuese pasi në nivelin e lartë politik e kemi zgjidhur, duhet vetëm ta fusim në nivelin teknik. Problemi është se bujqësia shqiptare po eksporton kaq shumë dhe askush nuk e di. Ju jeni në rregull, po i ha unë të gjitha.”

Një fermer tjetër foli për goditjet që ka pësuar nga gripi i shpendëve dhe kriza e çmimeve, e tha se është një situatë të vështirë.

Por Rama ofroi veten për tu treguar qytetarëve se gripi i shpendëve nuk transmetohet te njerezit. E quajti çmenduri panikun e krijuar.

“Vetëm një gabim keni bërë. Gjithë këto pula. Duhet të kishit bërë një zgarë këtu që të haja unë dhe ta kuptonin që nuk ka lidhje kjo historia e gripit të pulave me ushqimin”.

EMISIONET