Rama: Kemi rritur buxhetin për bujqësinë krahasuar me më parë, Shqipëria vend unik. Nuk ka taksë mbi tokën

Rama: Kemi rritur buxhetin për bujqësinë krahasuar me më

Kryeministri Edi Rama tha se buxheti për bujqësinë është zgjeruar disa fish krahasuar me më parë. Më tej, kryeministri u shpreh se sipërfaqja e tokës që punohet sot në Shqipëri është dyfishuar.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Rama tha se Shqiëpria është vend unik pasi nuk ka takë mbi tokën.

“Ne e kemi zgjeruar buxhetin e bujqësisë disa-fish se më parë. E dyta të mos harrojmë se kemi bujqësinë, jemi vend unik, e kemi të pataksuar. As taksë mbi tokën.

Sot në Shqipëri punohet dyfishi i sipërfaqes që punohej në 2013. Në 2013 punohej 120 mijë hektarë sot 235 mijë hektarë. Kapaciteti jonë i tokës së punueshme, Shqipëria konsiderohej një vend me kapacitet toke bujqësore të vogël”, u shpreh Rama.

Ditën e sotme, 25 nëntor kryeministri priti në një takim fermerët të cilët protestuan kundër paketës fiskale para Parlamentit.  Por, edhe pse i priti në takim Rama nuk i ka dhënë zgjidhje kërkesave të fermerëve.

EMISIONET