Rama në Prishtinë: Kujdes me njësitë speciale në veri. Kurti nuk tërhiqet: Janë atje për të mbrojtur pikat kufitare

Në vizitën zyrtare sot (27 shtator) në Prishtinë kryeministri Edi Rama bëri të qartë se Shqipëria është krah Kosovës në çështjen e reciprocitetit të targave, por se Kosova duhet të bëjë kujdes me dërgimin e njësive speciale të policisë në veri të Kosovës.

“Që të mos kthehet në një problem mes Kosovës dhe miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë” tha Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Albin Kurti sot në Prishtinë.

Edi Rama: "Dua ta përsëris miqësisht në këtë rast qëndrimin tonë se tani që problemi është shtruar dhe askush nga miqtë e Kosovës nuk e diskuton domosdoshmërinë e konsolidimit të regjimit të reciprocitetit në përdorimin e targave të përkohshme duhet bërë kujdes që çuarja e njësive speciale në atë zonë, nga nevoja për t'u siguruar se nuk cenohet siguria të mos kthehet në një problem mes Kosovës dhe miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Qeveria shqiptare e ndan plotësisht bindjen se tani problemi duhet të zgjidhet me dialog, dhe unë besoj se janë të gjitha mundësitë që kjo të ndodhë duke e shmangur ngrirjen e konfliktit ku demonstrimit të forcave ushtarake duhet t'ia lënë vendin demonstrimi i arsyes dhe argumenteve në rrafshin diplomatik.

I takon qeverisë të vendosë si do e trajtojë më tej në aspektin strategjik të kësaj situate por unë besoj se është mundësi e mirë për ta treguar edhe një herë gadishmërinë për dialog të barabartë dhe për ta çuar dialogun në një nivel të ri edhe me mbështetjen e miqve e partnerëve strategjik të Kosovës që po kërkojnë me insistim që forcat ushtarake të zëvendësohen me fuqitë diplomatike "

Në përgjigje kryeministri Kurti deklaroi se njësitë speciale nuk janë aty për të treguar forcë por për të mbrojtur kufijtë dhe policinë.

Albin Kurti: Ata janë aty me detyrë. Detyra e tyre është të mbrojnë policët dhe pikat kufitare. Ne kemi mjaftueshëm indikacione se po të mos ishte njësia speciale e policisë së Kosovës, në Bërnjak e Jarinjë, policët tanë kosovarë dhe godinat do të ishin të rrezikuara seriozisht. Bllokimi i rrugëve që të dërgojnë në Jarinjë e Bërnjak  nuk është bërë vetëm me barrikada e maune por dhe me buldozer. Buldozerët nuk janë për të bllokuar rrugë, sa janë për tu sulmuar nëse policët kufitare do të ishin të vetmuar.

Ku ka polici të Kosovës nuk ka dhunë. Po u dogj qëndra e regjistrimit të automjeteve në Zubin Potok. U tentua të bëhet njësoj dhe në Zveçan por fatmirësisht nuk shpërthyen. Dhuna ka adresë tjetër por kurrsesi institucionet e republikës së Kosovës e personelin e saj

Policia e Kosovës është tejet profesionale e korrekte. Shumë kurajoze, e unë I falenderoj e jam mirënjohës për punën e angazhimin që kanë bërë.  

Kurti më tej kujtoi se në reciprocitetin e targave më të vështirë e ka Kosova e cila pësoi genocid nga Serbia gjatë luftës në Kosovë  

Albin Kurti: Ne kemi bërë ofertë që nuk ia vlen të kemi targa të përkohshme dhe po i heqim të dyja palët. Besoni pakrahasimisht më shumë kanë arsye shqiptarët që tu pengojë targa e Serbisë që ka 4 S me cirilicë aty, e që kemi mundur ta gjejmë në shum shtëpi të rrënuara gjatë luftës, madje të bëra me thikë në gjokset e shqiptarëve sesa do të duhej tu vriste sytë harta e Kosovës serbëve në Serbi, mirëpo ne kemi thënë po I heqim target e përkohshme. Ata të vijnë lirisht e ne të ikim lirisht që lëvizja të jetë sa më e lehtë.

Po ritheksoj se njësia special nuk ndodhet at për të demostruar forcë por për të mbrojtur pikat kufitare e policët në Kosovë  

Kurti: Serbia çon ministrin Mbrojtjes në kufi 

Si detaj Kurti tregon se ai vetë nuk është shfaqur me ministrin e Mbrojtjes, por me ministrin e Brendshëm, përkundrazi "Serbia sjell ministrin e Mbrojtjes në kufi me Kosovën. Për ne është çështje e sundimit të ligjit dhe e zbatimit të dhe jo kundër serbëve të Kosovë. Nuk ka serb të Kosovës që u është ankuar qeverisë së Kosovës për njësitë speciale. Ata që kanë bllokuar rrugën kanë bllokuar dhe veten." 

 

EMISIONET