Gazetarja e ngacmon: A po e kupton vëllain e vogel tani që po e kërcenon Serbia? Rama: Tani edhe më i bindur për "Ballkanin e Hapur"

Një gazetare e ngacmoi kryeministrin Edi Rama në konferencën e përbashkët për median në Prishtinë kur e pyeti se pas situatës në veri të Kosovës, si vëllai i madh a e kupton tani Albin Kurtin për qëndrimin e tij ndaj Ballkanit të hapur.

 

Pyetja: "Do të doja tju quaja vëllai i madh i Kosovës. A e kuptoni tani vëllanë e e vogël pas kërcënimeve të Serbisë pse refuzon të jetë pjesë e Ballkanit të hapur?

Edi Rama: Ka qëlluar që të jem vëllai i madh në shtëpi. Si vëlla i madh kam mësuar rrugës që me vëllanë e vogël ka një problem. Kur vëllai i vogël ka një hall thotë i madhi duhet të më mbështesësh. Kur i thua vëllasë të vogël më dëgjo dhe mua, ai nuk më dëgjon.

 

Unë nuk pretendoj që jam vëllai i madh këtu, aq më pak që Albin Kurti nuk do pranonte kurrë të quante veten vëllanë tim të vogël. Ky është një debat tjetër që kemi me njëri tjetrin jo për çështje vëllazërie por çështje debatesh filozofike.

Unë jam edhe më i bindur sot, e them sinqerisht që Ballkani i hapur është i vetmi drejtim strategjik që ne të mos ngecim në mënyrë ciklike në baltën e të shkuarës e të marrim potencialit tonë maksimumin.

Riprodhimi i historisë është një industri ballkanike e mirënjohur por do ia lërë vendin prodhimit të mirëqënies e paqes.

Një hapësirë ku zbatohen 4 liritë e BE-së në një Ballkan të hapur është hapësirë ku ka gjithmonë më pak vend për këto lloj artificash

Kosova ka fituar luftën. Lufta ka mbaruar. Avionët e helikopterët që vijnë vërdallë janë ushqim propagandistic brenda Serbisë por Kosovës nuk kanë çfarë ti bëjnë por vëllanë e fqinjin nuk i zgjedh. Dakord!

Me vëllanë të lidh gjaku, familja, e shkuara dhe e ardhmja. Me fqinjin të lidh fakti që e ke aty. Gjyshja ime thoshte nuk ka shtëpi të lumtur me fqinj të pakënaqur. Duhet të bëjmë të gjitha përpjekjet për Ballkanin e Hapur nuk eklipson apo tjetërson përpjekjen për të fituar betejën diplomatike për njohjen e Kosovës."

EMISIONET