Rama i prerë paralajmëron bashkitë: Nuk do merrni asnjë fond nëse nuk pastroni plehrat

Plehrat dhe ndërtimet pa leje do të jenë të patolerueshme tha kryeministri Edi Rama nga foltorja e kuvendit ku kërkon votëbesimin për mandatin e tretë.

Edi Rama: "Duke nisur nga pr/buxheti I vitit në vijim do të vendosë një parim të panegociueshëm me shpërndarjen e fondeve për bashkitë: Në fillim pastërtia pastaj gjërat e tjera.

Bashkitë që nuk pastrojnë dhe nuk menaxhojnë plehrat nuk përfitojnë asnjë lloj granti të pakushtëzuar nga buxheti. Asnjë investim i ri nuk i vlen komunitetit që nuk i garantohet pastërtia e pastërtia duhet të kthehet në kryefjalë të çdo kryebashkiaku

Nuk do të tolerojmë më mbylljen e syve të pushtetit vendor para ndërtimeve pa leje. Kjo do të jetë një nga shënjestrat e qeverisë dhe në ligjin që kemi riparë dhe riforcuar në këtë funksion."

 

 

  

EMISIONET