Rama dhe Abazoviç do të nënshkruajnë të hënën paktin për ndërtimin e urës mbi lumin Buna

Kryeministri I Shqipërisë Edi Rama dhe ai I Malit të Zi Dritan Abazoviç do të nënshkruajnë të hënën paktin për ndërtimin e urës mbi lumin Buna. Me këtë firmë I hapet rrugë nisjes së punimeve të diskutuar pesë vite më parë.

Përmes kësaj vepre do të bëhet e mundur lidhja mes Ulqinit me vendpushimin e Velipojës në Shqipëri.

Me një gjatësi prej 310 metrash pritet të shkurtojë rrugën në të dy pikat bregdetare të pushimit ndërsa pritet të përfundojë vitin e ardhshëm.

Po ashtu për të lehtësuar qarkullimin dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverie do të pranohet hapja e një tjetër pikë kufitare në Shën Nikollë-Pulaj.

Në axhendën e qeverisë thuhet se mbledhja do të nisë me ceremoninë e mirësardhjes së delegacionit shqiptar në 10 e 30, e cila do të pasohet me seancën e përbashkët.

Pritet që në orën 13 të nënshkruhen dhe marrëveshjet e përbashkëta dhe memorandumet që prekin në fushat e energjisë, peshkimit, mbrojtjes së bimëve, mbrojtjes sociale, sportit, kulturës dhe medias, mbrojtjes, shëndetësisë etj.

EMISIONET