SHBA dhe BE vijojnë të dënojnë sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës

SHBA dhe BE vijojnë të dënojnë sulmin e Rusisë ndaj

Shumica e anëtarëve të shteteve me të zhvilluara e kanë dënuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, duke e dënuar në samitin e G 20 të zhvilluar në Indi.

Madje në deklaratën përfundimtare me nënshkrimin e shumicës së pjesëmarrësve kanë kërkuar tërheqjen e plotë dhe të pakushtëzuar të Moskës nga territoret në të cilat po kryhen luftimet.

Madje në deklaratën e bërë zyrtare shtohet se sulmet po shkaktojnë vuajtje të jashtëzakonshme njerëzore dhe po përkeqëson brishtësinë ekzistuese në ekonominë globale.

Po ashtu përdorimi ose kërcënimi i përdorimit të armëve bërthamore është konsideruar si i papranueshëm, duke shtuar se ky agrësion është i papranueshëm për kohën në të cilën po jetojmë.

"Zgjidhja paqësore e konflikteve, përpjekjet për të adresuar krizat, si dhe diplomacia dhe dialogu, janë jetike. Epoka e sotme nuk duhet të jetë luftë."

Siç thuhet në dokument të gjitha vendet anëtare kanë rënë dakord, përveç Rusisë dhe Kinës.
Ky qëndrim i Pekinit vjen fill pas paktit të paqes së propozuar nga Kina në 1 vjetorin e luftës i cili jo vetëm u refuzua nga SHBA, por u komentua si një përforcim i abstenimit të saj.

Ndërkohë në terren situata e luftës mbetet e njëjtë teksa vijon furnizimi I kievit me armatime

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë premtuar 31 nga tanket e tyre M1 Abrams, mbretëria e bashkuar 14 tanke Challenger 2 dhe Gjermania 14 tanke Leopard 2.

Spanja ka njoftuar dërgimin e 6 të tillëve ndërsa Polonia do të dërgojë edhe 10 të tjera në ditët në vijim.

Leopard 2 përdoren nga një numër i konsiderueshëm vendesh evropiane dhe konsiderohet më të lehtë për t'u mirëmbajtur dhe më efikasët në furnizimin e tyre me karburant sesa shumica e tankeve të tjerë perëndimorë.

EMISIONET