Pse Altin Ndoci ishte në shënjester të Nuredin Dumanit? “OraNews” zbardh dëshminë e plotë e Henrik Hoxhajt. I penduari rrefën edhe si u njohën me Besian Xhixhën

Armiqësia që Nuredin Dumani kishte me shumë të kërkuarin Talo Çela, bëhej shkak për të sulmuar edhe njerëzit e tij më të afërt.

Sipas dëshmisë së Henrik Hoxhajt, Nuredin Dumani kishte në plan ekzekutimin e Altin Ndocit.

Pse Altin Ndoci ishte në shënjester të Nuredin Dumanit?
Në foto: Altin Ndoci

Sipas thënieve të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredini do ta vriste Ndocin pasi ishte pjesë e grupit të armikut të tij, Talo Çela.

Henrik Hoxhaj: Altin Ndocin nuk e kam takuar asnjëherë, e kam njohur vetëm nga thëniet e Dumanit. Nuredini më ka treguar një foto të tij, duke më thënë se kush është. Ishte një foto e ngjashme me të e një pasaporte. Në biseda kam dëgjuar prej tij se donte ta vriste, madje e ka mbajtur disa ditë në vëzhgim gjatë kohës së pandemisë, duke e survejuar edhe pranë banesës, por nuk ka arritur dot ta zbatojë planin.

Pse Altin Ndoci ishte në shënjester të Nuredin Dumanit?
Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani

Për ekzekutimin e Ndocit, ai më tha se do përdorte motorrin e një shoku të tij që ndodhej në burg. Me këtë motorr do të kryente vrasje.

Gjatë zhvillimit te seancës Henrik Hoxhaj foli edhe për një prej të pandehurve, i cili ndodhet në burg në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”.

Bëhet fjalë për Besian Xhixhën, që sipas Hoxhajt, kishte siguruar një sasi eksplozivi.

Henrik Hoxhaj: Unë isha me pushime në Shëngjin. Dumani më ka thënë se Besian Xhixha kishte siguruar eksplozivin me të cilin hodhën në erë banesën e Talo Çelës.

Për realizimin e dy vrasjeve Henrik Hoxhaj ka treguar se është paguar rreth 60 mijë euro.

nuredin dumani edison vatnikaj henrik hoxhaj altin ndoci

EMISIONET