PRONA, LLOGARI BANKARE E VETURA LUKSI/ Gjykata e Fierit i kalon shtetit 1.8 mln euro pasuri të Arbër Muçës
Pasuri me vlerë rreth 1.8 milionë euro, në pronësi të 38-vjeçarit Arbër Muça dhe të afërmve të tij, do t’i kalojnë shtetit me vendim të Gjykatës së Fierit.
Gjykata vendosi konfiskimin e pasurive të sekuestruara dy vite më parë, pasi dyshohet se janë krijuar me të ardhura të përfituara nga trafiku i lëndëve narkotike.
Bëhet fjalë për tetë pasuri të paluajtshme, 12 automjete dhe gjashtë llogari bankare, të regjistruara në emër të Muçës dhe personave të lidhur me të.
Nga lista e pasurive të konfiskuara janë përjashtuar disa sipërfaqe toke dhe bizhuteri me vlerë, të cilat ishin sekuestruar gjatë operacionit të vitit 2024.
Mes pasurive që do t’i kalojnë shtetit spikat një objekt dykatësh me sipërfaqe ndërtimi mbi 600 metra katrorë, si edhe prona të tjera në zona të ndryshme të Fierit dhe Tiranës.
Gjykata vendosi gjithashtu konfiskimin e 12 automjeteve, mes të cilave mjete luksoze si Lamborghini Urus, Mercedes-Benz G63 AMG, Audi RS Q8 dhe Audi S8.
Hetimi penal për pastrim parash dhe hetimi pasuror ndaj Muçës nisën në vitin 2020.
Sipas Prokurorisë së Fierit, verifikimet zbuluan një diferencë të konsiderueshme mes pasurive të krijuara dhe të ardhurave të ligjshme të deklaruara.
Organi i akuzës dyshon se një pjesë e pasurive ishin regjistruar formalisht në emër të personave të tjerë, por kontrolloheshin në mënyrë faktike nga Muça, ndaj të cilit hetimet për pastrim parash vijojnë.
You’re now chatting with Mini. Responses may have lower quality until 5:25 PM.
Try Plus free


