Gjermania, flet Klopp pas zyrtarizimit: Jam gati

Trajneri i ri i Gjermanisë, Jurgen Klopp tha fjalët e para si trajner i kësaj kombëtarje.
Rëndësia – “Është një nder i madh të jem ulur këtu sot. Ajo që më ka ndodhur këto ditët e fundit është si një film. Kisha një ide se sa e madhe është puna e trajnerit të ekipit kombëtar. Por kur je i lidhur me të, e ndjen edhe më shumë madhësinë dhe përgjegjësinë. Duke ditur se nga e nisa, ishte e paimagjinueshme për mua që do të vinte ndonjëherë kjo ditë. Është një ditë shumë e veçantë për mua. Do të doja të falënderoja të gjithë ata që e bënë të mundur këtë”.
Krenaria – “Ditën që nuk do të më doni më, do të iki, pa asnjë pagesë për ndërprerjen e kontratës. Nëse nesër do të thoni për mua se nuk vlej, do të iki. Nëse edhe Federata Gjermane e Futbollit do të thotë se une nuk jam për këtë post, do të iki. Nëse ju (gazetarët) do të silleni keq me familjen time, do të largohem. Më kritikoni nëse diçka nuk funksionon. Jam i lumtur të punoj për ta ndrequr. Gjithçka ka të bëjë me punën. Jürgen Klopp nuk do të ketë më karrierë pas ekipit kombëtar. Idealisht, kjo është kulmi i karrierës sime”.
Përgjegjësia – “Si ekip trajnerësh, ne duam të paraqesim një paketë të plotë. Unë kurrë nuk kam qenë një trajner që thjesht shfaqet, i vë lojtarët në provë dhe pastaj shkon në shtëpi kur stërvitja mbaron. Gjithmonë jam kujdesur për gjërat që ndodhin në klub. Tani është një federatë, tani është një shtet. Gjithmonë kam qenë përgjegjës në klubin për të cilin punoja. Ndihem përgjegjës ndaj të gjithë atyre që janë tifozë futbolli në këtë vend. Dhe kjo do të thotë të bëjnë punën sa më mirë të jetë e mundur”.
Kohë – “Për fat të mirë, ndeshja e parë nuk është nesër. Do të jem i mbingarkuar. Do të shikoj ndeshje në çdo vend ku janë lojtarët tanë, përfshirë edhe këtu në Gjermani, sigurisht. Kohët e fundit kam fituar shumë njohuri. Mbajtja e kontaktit me lojtarët është shumë e rëndësishme dhe do të përpiqem të lidhem me ta që në fillim. Kjo do të jetë detyra ime e parë”.
Rruga drejt suksesit – “Suksesi është mënyra se si performon në lidhje me pritshmëritë. Kur pyesim në Gjermani: A jemi po aq të mirë sa Franca? Dhe përgjigjja është jo, por kjo nuk është pyetje e drejtë. Pyetja duhet të jetë: A kemi lojtarë si: Dembélé, Mbappé, Doué, Barcola? Përgjigja është jo. Por ne ende mund t’i mposhtim ata. Nuk është e rëndësishme të shohim Francën, Spanjën, Argjentinën. Gjëja më e rëndësishme është të shohim veten dhe mënyrën se si luajmë futboll. Ne nuk jemi numri një në botë për momentin, kjo është e vërtetë. Ka 11 kombe përpara nesh në renditje, por ne duhet ta bëjmë të mundur mposhtjen e tyre, me mënyrën se si luajmë futbol


