Stuhi breshëri në Elbasan dhe zonat përreth, vështirësi në qarkullim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Korrik 2026, 14:01

Një stuhi intensive breshëri ka përfshirë qytetin e Elbasanit mesditën e së premtes.
Reshjet e dendura kanë zgjatur për rreth 40 minuta, duke krijuar një shtresë të bardhë mbi rrugë dhe duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve.
Sipas raportimeve stuhia përfshiu fshatrat përreth, por edhe bashkinë e Librazhdit dhe Prrenjasit.
Pas përfundimit të stuhisë, pritet të bëhet një vlerësim për dëme të mundshme materiale apo pasoja në kulturat bujqësore të zonës.
Ndërkohë breshër është regjistruar edhe në Korçë.

