Pl*gosën me th*kë 16-vjeçarin në Korçë, shoqërohen edhe dy persona të tjerë

Pl*gosën me th*kë 16-vjeçarin në Korçë,

Dy të rinjtë të tjerë janë shoqëruar në polici në lidhje me plagosjen e një 16-vjeçari në Korçë. Në fillim është vënë në pranga një person ndërsa tashmë janë shoqëruar dhe dy persona të tjerë.

Mësohet se tre të rinjtë e përfshirë në konflikt i kanë dalë përpara 16-vjeçarit sapo ai ka lënë mësimin.

Ata më pas janë konfliktuar dhe e kanë goditur adoleshentin me thikë dhe me përforcues grushti.

Burime bëjnë me dije se një nga shtetasit e përfshirë në konflikt dyshohet të jete një emër i njohur për policinë, shtetasi me inicialet R.I, i përfshirë edhe më parë në të tilla ngjarje, që e kanë çuar edhe pas hekurave.

 

EMISIONET