Peshkopi - Kukës, e pakalueshme! Shoferët: Rruga është mbushur me gropa, është bërë e rrezikshme!

Aksi Peshkopi-Kukës, është kthyer në një rrugë të rrezikshme. Gropat e krijuara në asfalt kanë shqetësuar shoferët të cilët bëjnë apel për ndërhyrje, pasi aty rrezikohet jeta e tyre dhe e familjarëve. Rruga përdoret nga qindra persona në ditë dhe lidh dy qytete të mëdha të veriut, Kukësin dhe Peshkopinë.

Këto janë pamjet e rrugës nacionale PESHKOPI-KUKËS!

Gropat e mëdha që janë krijuar në aks, e vështirësojnë lëvizjen.

Ndonëse ato janë mbushur me asfalt nga firma mirëmbajtëse, situata është përsëritur.

Drejtuesit e mjeteve shprehen të shqetësuar për aksin rrugor.



“Çfarë problemi ka tjetër, ja shife vetë dhe e kuptohet ku është problemi. Rruga nuk bën, është e pakalueshme”, shprehet një drejtues.

“Rruga është e keqe, krejt gropa”, shprehet qytetari tjetër.

Ata bëjnë thirrje për ndërhyrje në rrugë pasi ajo paraqet rrezik edhe për jetën e tyre.

“Për rrugën siç e shikoni dhe vetë, ka nevojë për shumë ndërhyrje, pasi kjo është bërë prej kohësh dhe nuk kanë bërë më asnjë investim që kur u ndërtua. Për të shkuar deri në Kukës duhen 3 orë, ose siç ka qenë dhe rruga tjetër para kësaj”, shprehet një drejtues.

Kjo rrugë i shërben thuajse gjysmës së banorëve të Bashkisë Dibër, por edhe atyre që udhëtojnë drejt Kukësit apo Kosovës, ndërsa është nën administrimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar.

spartak doçi kukës rruga peshkopi

EMISIONET