Ekzekutimi në Shëngjin ende “pa autor”/ Vrasësi i Ardian Nikulajt u largua në drejtim të Shkodrës
Vrasja e biznesmenit dhe politikanit Ardian Nikulaj në Shëngjin të mërkurën vijon të mbetet pa autor. Pavarësisht se janë pyetur një sërë personazh, asnjë prej tyre deri në këtë moment nuk ka dhënë detaje të rëndësishme që mund të çojnë në identifikimin e autorëve. Ndërkohë, është vërtetuar se pas vrasjes autori është larguar në drejtim të Shkodrës dhe ka humbur gjurmët në Gjadër të Lezhës.
Ekzekutimi i biznesmenit dhe Anëtarit të Këshillit Bashkiak të Lezhës Ardian Nikulaj te merkuren në Shëngjin, vijon të mbetet pa autor/ë.
Që prej momentit të ngjarjes janë shoqëruar dhe marrë në pyetje disa përsona, por deklarimet e tyre nuk e kanë ndihmuar grupin hetimor për të rënë në gjurmet e autorit.
Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, autori mendohet të ketë ardhur nga Shkodra dhe duket duke lëvizur me një motorçikletë tip “Skuter”, kamufluar me skafandër dhe një jelek fosforeshent, i ngjashëm me ato të Policisë Rrugore.
Pasi kryen krimin, ai largohet sërish qetësisht me motorr, duke ndjekur të njejtin intenerar përgjatë superstrades në drejtim të Shkodrës dhe në zonen e Gjadrit humbet gjurmet.Në këtë pikë ku nuk ka as kamera në rruge mendohet të jetë ndihmuar dhe nga përsona të tjere për tu larguar.
Për të realizuar atentatin ndaj 50-vjeçarit Nikulaj mendohet të kenë bashkëpunuar me një sëre përsonash, të cilet kanë ndjekur lëvizjet e objektivit, duke sinjalizuar autorin për të kryer vrasjen, pikërisht në momentin kur ka hyre në lokalin “CORAL” në pronësi të tij në vijën e parë të bregdetit të Shëngjinit.
Nga veprimet hetimore të kryera është dalë në konkluzionin se autori ka qenë një vrasës profesionist, duke vepruar qetësisht pa lënë gjurmë dhe pa dëmtuar persona të tjerë që ndodheshin në lokal.
Policia ka ushtruar kontrolle në disa vende nga ku mendohet të jetë larguar autori i ngjarjes, por pa arritur të gjeje prova që mund t’i shërbejnë hetimit.
Ardian Nikulaj biznesmen dhe eksponenti politik në Lezhë u ekzekutua me pistoletë mesditën e së mërkurës teksa ishte vetem në tavolinë në lokalin në pronëse të tij në vijen e parë të plazhit të Shëngjinit.
Pista kryesore e hetimeve është përqëndruar tek hasmeria mes viseve që lidhet me vrasje te ndodhura vite më parë, por nuk përjashtohet munëdësia se krimi mund të ketë ardhur për shkak të konflikteve që lidhen me biznesnin.