Nesër Fitër Bajrami, KMSH: Namazi falet në sheshin “Skënderbej” në orën 06:40

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se Fitër Bajrami do të falet ditën e nesërme, e premte, 21 prill 2023, në orën 06:40 në “Sheshin Skënderbej”, Tiranë.

Hapja e faljes do të jetë në 06:10 dhe më pas do të vazhdohet me leximin e Kuranit nga Imami i Xhamisë “Et’hem Bej”, Elton Karaj.

Falja e namazit të Bajramit do të bëhet në orën 06:40, nën drejtimin e Kryetarit të KMSH, Bujar Spahiu.

Njoftimi i plotë:

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se Fitër Bajrami do të falet ditën e nesërme, e premte, 21 prill 2023, në orën 06:40 në “Sheshin Skënderbej”, Tiranë.

Programi i plotë i Fitër Bajramit:

06:10 - Hapja

06:15 - Lexim Kurani nga Imami i Xhamisë “Et’hem Bej”, z. Elton Karaj

06:20 - Fjala përshëndetëse e Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu

06:30 - Ligjëratë nga Nënkryetari i KMSH-së, z. Taulant Bica

06:40 - Falja e Namazit të Bajramit, prinë faljen Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu

06:45 - Hutbeja e Bajramit nga Myftiu i Tiranës, z. Lauren Luli.

Këtë vit selia e KMSH-së do të jetë e hapur për publikun, cilindo besimtar, përfaqësues të besimeve, trupës diplomatike, politikës, shoqërisë civile e çdo qytetari tjetër që ka dëshirë të urojë Bajramin kryetarit Spahiu, është i mirëseardhur për të përcjellë urimet.

Orari i pritjeve 09:00 - 12:00

EMISIONET