Përsëritet tragjedia në rrethrrotullimin e Unazës së Madhe/ Një viktimë sot, tre të rinj humbën jetën në të njëjtin vend 3 vite më parë

Një aksident tragjik u regjistrua këtë të mërkurë në Tiranë, ku një person humbi jetën dhe një tjetër u plagos.

Një betoniere u përplas me një automjet në rreth-rrotullimin e Unazës së Madhe pranë TEG, dhe më pas ka rënë nga rreth-rrotullimi duke zënë poshtë një tjetër makinë.

Por rreth tre vite më parë në të njëjtin vend ka ndodhur një tjetër aksident tragjik, me dy viktima dhe katër të plagosur.

Një automjet tip “Audi” në atë kohë ka çarë barrierat e rrugës dhe ka rënë nga mbikalimi në aksin rrugor poshtë tij, duke aksidentuar aty një tjetër makinë tip “Honda”.

Për pasojë, vajzat që ndodheshin në automjetin tip “Audi” humbën jetën. I plagosur rëndë mbeti drejtuesi i “Audi-t” dhe tre persona të tjerë që ndodheshin në bordin e automjetit “Honda”.

Situata me aksidentet rrugore mbetet problematike në vend.

EMISIONET