Përplasi me makinë humoristin Nexho Shabani, arrestohet shoferi 74-vjeçar në Shkodër

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 74-vjeçar, pasi mbrëmjen e djeshme ka përplasur me makinë humoristin Nexho Shabanin në rrugën “Qemal Draçini”, në Shkodër.
Sipas policisë në pranga është vënë shtetasi N. Xh., 74 vjeç, banues në Shkodër.
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit: -N. Xh., 74 vjeç, banues në Shkodër, pasi mbrëmë, në rrugën “Qemal Draçini”, duke drejtuar automjetin, ka përplasur biçikletën me të cilën po lëvizte shtetasi N. Sh., 74 vjeç.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi N. Sh., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, në kujdesin e mjekëve”,- thuhet në njoftimin e Policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


