Rrugët e Durrësit përmbyten me disa orë shi
Nga Mark Brunga Përditësimi i fundit 25 Prill 2023, 22:02
Reshjet e shiut të mbrëmjes së sotme kanë shkaktuar përmbytje rrugësh në rrethinat pranë stadiumit "Niko Dovana " të Durrësit.
Shiu ka qënë i vrullshëm vetëm në pjesën veriore të qytetit, ndërkohë që në qendër ka pasur fare pak reshje.
Përmbytje ka patur në lagjen 17 duke shkaktuar vështirësi në trafikun e automjeteve.