Përdorej si banesë, merr flakë ruloti në Fier. Fqinjët arrijnë të shpëtojnë të moshuarin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Mars 2025, 14:08

Një rulotë është përfshirë nga flakët në lagjen “Liri” në Fier.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë dy automjete zjarrfikëse për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.
Rulota përdorej si banesë nga Nuredin Borici, i cili jetonte vetëm, ndërkohë që banorët kanë ndërhyrë për ta nxjerrë jashtë, duke ndihmuar fqinjin e tyre të largohet pa lëndime.

