Përballë provokimit të nxënësit, Malaj: Mësuesi duhet të jetë misionar dhe elastik me fëmijët

Profesioni i mësuesit nuk është thjesht mësimdhënie e numrave apo shkronjave, por një mision për të formuar qytetarë.

Është ky mesazhi i përcjellë në emisionin e kësaj të enjteje “Epiqendër” në “Ora News” të moderuar nga gazetarja Sonila Musai.

Duke marrë shkas nga rasti i shkollës në Prishtinë, ku një mësues u shfaq duke rrahur barbarisht një nxënës në ambientet e shkollës, duke çuar në pezullimin e tij, pedagogia dhe ish-zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj, foli mbi rëndësinë e tolerancës dhe elasticitetit të mësuesit përballë provokimeve të nxënësve.

Dhe në këtë kuptim, debati i shtruar nga Malaj ishte mbi atë se sa të përgatitur janë mësuesit për të menaxhuar situata konflikti pa cënuar personalitetin e nxënësit, por edhe mbi përgjegjësinë e nxënësve që orkestrojnë skena për famë në rrjetet sociale.

“Dhe kjo nuk bëhet në aspektin e armëve të forta për të mirëmenaxhuar situatat e fëmijëve, sepse e kanë këtë presion misionari, pasi nuk është thjesht një profesion që ta mësojë fëmijën dy plus dy bëjnë katër.

Se për kaq ka internetin, por problemi është që mësuesi duhet ta mësojë këtë fëmijë edhe se si ai të bëhet më i mirë për shoqërinë.

Dhe siç e ka thënë dhe Remarku: Nuk është i fortë hekuri, se ka një pikë vlimi dhe thyhet. Por i fortë është llastiku që hapet dhe shkon në vend.

Pra mësuesi duhet të jetë një llastik elastik, ku ta marrë nxënësin dhe pa e ulur dhe fyer personalitetin e ti, por gjen mekanizmat ër të shkuar tek fëmija edhe atje ku vetë ai nuk shkon dot”, u shpreh ndër të tjera Nora Malaj.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR” NË “ORA NEWS”

EMISIONET