“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”/ Qeveria hap programin e mbështetjes për bizneset e vogla dhe të mesme

Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar nismën “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, një program që synon të mbështesë sipërmarrjet e vogla dhe të mesme që kërkojnë të zgjerojnë aktivitetin e tyre.

Koçiu ka bërë me dije se kjo nismë vjen si një mundësi për bizneset që duan të rriten dhe të përfitojnë më shumë nga mbështetja e ofruar.

Programi synon të afrojë bizneset me informacionin dhe mundësitë konkrete, duke i ndihmuar sipërmarrësit të kuptojnë mënyrën e aplikimit dhe përfitimet që mund të kenë.

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” i drejtohet veçanërisht bizneseve të vogla dhe të mesme, me qëllim nxitjen e zhvillimit të tyre dhe krijimin e mundësive të reja për zgjerim.

 

EMISIONET