S*lm me a*më në jug të Tajlandës/ Pesë pjesëtarë të sigurisë humbin jetën, plag*sen civilë

S*lm me a*më në jug të Tajlandës/ Pesë

Pesë pjesëtarë të forcave të sigurisë tajlandeze janë vrarë dhe gjashtë civilë janë plagosur pas një sulmi të armatosur në jugun e vendit, në provincën e trazuar Narathiwat.

Sipas autoriteteve, rreth 10 persona të armatosur, të veshur me të zeza dhe me kapele, sulmuan një pikë kontrolli rrugor duke përdorur armë zjarri të nivelit ushtarak dhe bomba.

Pas sulmit, autorët morën disa armë, përfshirë pushkë AK-47, jelekë antiplumb dhe telefona celularë nga pika e kontrollit, përpara se të largoheshin nga vendi i ngjarjes.

Forcat e sigurisë më vonë gjetën një kamionçinë të djegur dhe të braktisur rreth 21 kilometra larg zonës ku ndodhi sulmi.

Deri tani, asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, ndërsa qeveria tajlandeze e ka dënuar atë si një akt terrorist që kërcënon sigurinë kombëtare dhe përpjekjet për procesin e paqes.

Jugu i Tajlandës, veçanërisht provincat Narathiwat, Pattani dhe Yala, prej dekadash përballet me një kryengritje nga grupe që kërkojnë autonomi ose pavarësi për zonat me shumicë myslimane dhe me origjinë malajze.

Konflikti i nisur në vitin 2004 ka shkaktuar mijëra viktima, ndërsa përpjekjet për një marrëveshje paqeje mes qeverisë dhe grupeve kryengritëse kanë avancuar me vështirësi.

 

 

EMISIONET