"Patronazhistët"/ Kreu i SPAK tregon ku ‘çalon’ puna: Po vazhdojmë hetimet, nuk do të ketë zvarritje

Në 108-vjetorin e ditën e drejtësisë shqiptare, Kreu i  SPAK, Arben Kraja, shprehet se po kryehen hetimet e nevojshme për vjedhjen e të dhënave të 910 mijë qyterarëve, nga Partia Socialiste.

Në një deklaratë për mediat, Kraja thotë se ka pasur një problem duke qenë se portali Lapsi.al nuk ka pranuar të japë të dhëna në lidhje me çështjen në fjalë, por pavarësisht kësaj sipas tij hetimet do mbyllen brenda afatit.

Ndërsa përsa i përket krimeve zgjedhore, ai shprehet se janë 40 procedime penale, të cilat po ndiqen intensivisht, dhe nuk do të ketë zvarritje për hetimet. 

“Është moment reflektimi për të gjithë për të garantuar se do të ketë ndëshkim për të gjitha ata që e kanë shkelur ligjin. Pavarësisht se çfrarë funksioni kanë apo çfarë problematikash kanë kryer. Të gjithë, padiskutim, në momentin që do të ketë prova dhe do të hetohen, padikustim që do të ketë, pa asnjë kufizim. Ne I kemi vlerësuar të gjitha rastet që kanë ardhur, kryesisht kanë ardhur nga partitë politike. Janë mbi 40 çështje që po hetohen. Jemi duke e hetuar,  po kryejmë veprimet, ka pasur një problematikë që nuk pranoi kompania të na japte të dhënat, por veprimet po vazhdojnë. Nuk do të ketë zvarritje, padiskutim do të zgjidhen brenda afateve ligjore që parashikon Kodi i Procedurës Penale për të gjitha rastet që ne kemi në hetim.Duhet të garantoj pubikun që përditë e më i fortë po bëhet!"

EMISIONET