Pastruan 11 milionë euro/ Paratë i nisnin në Shqipëri nga parajsat fiskale, Qipro, Gjibraltar e Maltë

Një hetim i nisur fillimisht nga hetimi Tatimor në Lezhë dhe më pas i transferuar në prokurorinë e Tiranës, zbuloi një kompani që është përfshirë në dhjetëra transaksione bankare me vlerë 10 milion e 88 mijë euro.

Hetimi i kryesur nga prokurori Ndini Tavani, zbuloi se kompania ushtronte aktivitet tregtar në zonën e Lezhës, ku objekti i saj i operimit ishte "Agjensi Publiciteti"

Bëhet fjalë për "Green View Marketing" me administrator Darin Gëzdari dhe themelues Edmir Simoni, që nga hetimi rezultoi të ishte një roje plazhi në një subjekt privat.

Njëherësh janë zbuluar dhe kompanitë Kanadeze ku firma Shqiptare, ka transferuar 10 milion e 88 mijë eurot përmes faturave të dyshuara fiktive.

Janë plot 38 të tilla që kanë kryer shitje jashtë teritorit të Shqipërisë në drejtim të "Green Vieë Marketing" dhe janë 8 kompani që ky subjekt më pas ka transferuar eurot.

Kryesisht veprimet janë bërë në kompani të angazhuara kryesisht në baste online, kasino etj.

Gjithashtu sipas dosjes hetimore ka dhënë një hua në vlerë të konsiderueshme vetëm disa muaj pas krijimit të biznesit.

Po ashtu në dosjen penale nënvizohet se nuk ka kapacitet për kryerjen e këtyre sherbimeve me vlera kaq të larta, pasi ortaku dhe administratori si dhe punonjësi i vetëm Edmir Simoni figuron i punësuar si roje plazhi.

"...administratori dhe likuidatori aktual Darin Gezdari i është shmangur kontrollit nga organet tatimore gjë që na bën të dyshojmë se është de fakto organizatori i kësaj skeme..."-thuhet në dosjen hetimore.

Po ashtu dyshohet se Arlinda Marku ka kryer gjithë veprimet bankare figuron ortake në subjektin "Neë Axis Solutions".

Në dosjen e saj, prokuroria e Tiranës shton se "Green Vieë Marketing"  objekti hetimi, dyshohet se ka funksionuar si katalizator për pastrimin e parave, e cila ka lëshuar fatura fiktive duke mos kryer ansjë sherbim dhe duke mos ushtruar në asnjë moment aktivitet ligjor shoqërive të huaja të cilat shumica kane aktivitet te kazinove dhe lojerave te fatit dhe me pas duke i transferuar ne kompani të ndryshme jashtë Shqipërisë.

Nisur nga kjo situatë është vendosur arrestimi i Arlinda Markut dhe Darin Gëzdarit për akuzën e Fshehjes së të ardhurave dhe Pastrimit të produkteve të veprës

EMISIONET