Holanda, Koeman: S’flas për të ardhmen, fati nuk deshi që të kualifikoheshim

Trajneri i Holandës, Koeman analizoi humbjen ndaj Marokut me penallti në Botëror.
“Virgil nuk goditi 11-metërshat sepse kishte ngërçe ndërsa Summerville mori përsipër që të shkonte të paraqitej në vendin e tij. Nëse Crysencio nuk do të merrte përsipër që të godiste penalltinë atëherë do të shkonte Virgil.
Sigurisht disa gjëra mund të përmirësohen. Në disa momente të ndeshjes ne u strukëm shumë thellë në zonën tonë, por gjithashtu duhet të themi se jemi mbrojtur mirë. Përballë një skuadre kaq të mirë si Maroku nuk mund të bësh shumë gabime. Të them të drejtën jemi kritikuar shumë kur kemi luajtur me pesë mbrojtës, por s’më intereson shumë”, tha Koeman.

