Pas masakrës te “Don Bosko”, shtyhet gjyqi për Fatjon Muratin dhe Kristian Gjinin, akuzohen për armëmbajtje pa leje

Shtyhet seanca në Gjykatën e Tiranës për Fatjon Muratin dhe Kristian Gjinin, të akuzuar për armëmbajtje pa leje.

Sot priteshin të paraqiteshin konkluzionet e prokurorisë, por seanca u shty për shkak të mungesës së avokates së Kristian Gjinit.

Ndërsa avokati i Fatjon Muratit ishte i pranishëm, seanca e radhës u la për në 29 mars.

Mësohet se disa javë më parë, Fatjon Murati kishte kërkuar nga prokurori leje një mujore të dilte në orën 8:00 nga shtëpia dhe të kthehej në orën 20:00 për arsye shëndetësore, pasi do të kryente disa ekzaminime. Por kjo kërkesë i është refuzuar.

Arrastisja e Fatjon Muratit

Kujtojmë se Fatjon Murati, pronari i lokalit ku ndodhi masakra me 1 viktimë dhe 6 të plagosur në zonën e "Don Boskos" në Tiranë, u arratis nga Shqipëria vetëm disa orë para breshërisë së plumbave.

Ai ishte me masën e sigurisë "arrest shtëpie" për armëmbajtje pa leje, por shfrytëzoi marrëveshjen mes Shqipërise e Kosovës për lehtësim të lëvizjes në fundjavë për të kaluar kufirin pa gjurmë.

“Ora News” ka mësuar se Fatjon Murati iku drejt Kosovës të dielën e 12 marsit.

Por emri në regjistër nuk iu shënua për shkak të marrëveshjes që lëvizjes së lirë.

Në të njejtën ditë, drejt Kosovës mësohet se kaluan edhe Indrit Dokle dhe kunati i tij Gentian Reçi.

Dokle, një personazh i skeduar për disa ngjarje, u ndalua në tetor të vitit të kaluar në makinë bashkë me Fajton Muratin, i cili në atë kohë ishte person në kërkim.

Pasi kanë kaluar drejt Kosovës, rrugët e Fatjon Muratit, Idrit Dokles dhe Gentian Reçit janë ndarë.

I pari besohet se ka udhëtuar më tej drejt Turqisë, ndërsa dy miqtë e tij vijuan për në Maqedoninë e Veriut.

Ndërsa autorët e masakrës së "Don Boskos" siç është cilësuar ngjarja, ndodhen ende të lirë në arrati, hetuesit po mbledhin prova të cilat po zbardhin të plotë dinamikën e lëvizjeve.

Mjeti që rezultoi i vjedhur një vit më parë në Durrës, është fiksuar nga një kamera sigurie duke hynë në Qafë Kashari me drejtim Tiranën në orën 20:20.

Pas 30 minutash kjo makinë fiksohet në të njëjtën kamer, ku ajo del nga Tirana në orën 20:50 minuta.

Autorët duket se e kanë monitoruar edhe më parë zonën ku kryen sulmin.

Provat e siguruara nga prokuroria sugjerojnë se atentati ishte i mirëorganizuar, ndërsa breshëria e plumbave ndaj lokalit në kohën kur aty gjendeshin klientë dhe staf  duket se tregon zemërimin e autorëve ose porositësve.

Prokuroria dhe policia kanë ngritur dyshime se përveç personave që janë plagosur në lokal, të pranishëm kanë qënë edhe një rreth i ngushtë familjar dhe shoqëror i Fatjon Muratit, ku dhe ata kanë qenë të dyshuar dhe të shoqëruar për ngjarje të ndryshmë kriminale.

Ngjarja dyshohet se ka të bëjë me përplasjen mes bandave, ku Murati konsiderohet dhe si kundërshtar i Ervis Martinajt, edhe ky i fundit i zhdukur prej muajsh.

Atentati i së dielës

Ndërkaq kujtojmë se mbrëmjen e së dielës, rreth orës 21:05, në rrugën “Ananstas Shundi”, në lokalin në pronësi të shtetasit Fatjon Murati në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri.

Si pasojë humbi jetën shtetasja Mimoza Paja, rreth 58 vjeçe, banakierja e lokalit, si dhe janë plagosur shtetasit Sahit Murati 60 vjeç, Astrit Mera 42 vjeç, Emanuel Sala 47 vjeç, Ermir Bejuku 45 vjeç dhe Genc Shohalli, 55 vjeç.

Gjithashtu është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare, që ishte mbesa e viktimës.

 

vrasja gjyqi masakra arratisja sahit murati atentati fatjon murati emanuel sala ermir bejuku genc shohalli mimoza paja astrit mera kristian gjini don dosko idrit dokle gentian reçi

EMISIONET