Objektiv i atentatit te “Don Bosko”, Sahit Murati: Nuk kemi asnjë konflikt, s’di kujt t’ia vë emrin për ngjarjen
Sahit Murati, njëri nga personat që mbeti i plagosur në ngjarjen e “Don Boskos” në Tiranë, është marë në pyetje nga oficerët e policisë kriminale, duke treguar se nuk kishte mundur të shikonte asgjë identifikuese nga silueta e dy personave që qëlluan drejt lokalit ku ndodhej.
I dëmtuari që dyshohet nga policia se ishte objektivi i këtij atentati, ka rrëfyer se ndodhej në lokal dhe teksa po shikonte një ndeshje futbolli, ka dëgjuar krisma të forta dhe thyerjen e xhamave.
Murati, ka rëfyer se është shtrirë në dyshime, duke mos pasur asnjë mundësi të shikonte personat që qëlluan por edhe të reagonte karshi tyre.
Xhaxhai i Fatjon Muratit, ka pohuar para policisë se ai dhe familja e tij nuk kanë asnjë konflikt me persona të ndryshëm dhe për shkak të kësaj situate, nuk ishte në gjëndje të tregonte emrin e një personi konkret, që ka kryer goditjen me armë.
Për shkak të sulmit me armë në lokalin e Fation Muratit, të cilin ai e kishte dhënë me qëra, humbi jetën Mimoza Paja, gjyshja që punonte si banakiere në këtë lokal.
Ndërsa plumbat, nuk kursyen dhe mbesën e saj 10 vjeçe, si dhe 4 persona të tjerë që ndodheshin në ambjentet e lokalit, duke para në televizur ndeshjet e futbollit.
Por kur po mbushen 48 orë nga krimi i rëndë, Policia Kriminale ende nuk ka arritur të identifikojë, lokalizojë dhe arrestojë asnjërin nga personat që realizuan këtë ngjarje të rëndë.