Viktima e “Don Boskos”, familja e Mimozës hap dyert e mortit. Fqinjët rrëfejnë tmerrin: Krismat na u dukën si tërmet. Punonte me 2 turne

Familja e Mimoza Pajës, rreth 58 vjeç, që u vra pas të shtënave me armë në lokalin ku edhe punonte banakiere në zonën e Don Boskos në Tiranë ka hapur sot dyert e mortit.

Lokali ku edhe ndodhi ngjarja është në pronësi të Fatjon Muratit, një emër i njohur i botës së krimit, ndrësa mësohet se 58-vjeçarja bëhet me dije se ka pasur një jetë të vështirë.

Viktima e “Don Boskos”, familja e Mimozës hap dyert e mortit.

Mimoza Paja ishte nënë e katër fëmijëve, 3 vajza dhe një djali, ndërsa mbrëmjen e djeshme ajo ishte me mbesën e saj 10-vjeçare e cila u lëndua nga thyerja e xhamave të lokalit, ndërsa drama që ajo përjetoi duket se do jetë e paharrueshme për vogëlushen e cila u bë dëshmitare e konflikteve të njerëzve të botës së krimit.

Një banore e zonës u shpreh për “Ora News” se ngjarja e rëndë i ka tronditur po aq shumë sa një tërmet.

Ndërkaq mikesha e saj ka folur për Ora News ku edhe ka treguar problematikat.

Sipas saj, Mimoza ishte në vështirësi ekonomike, madje mblidhte edhe kanoçe dhe më pas i shiste. 58-vjeçares kishte tre vite që i kishte vdekur edhe bashkëshorti, ndërsa për të mbajtur familjen ajo punonte dy turne.

“Ishte e varfër. Në lokalin ku punonte më parë, përveç punës që bënte, mblidhte edhe kanoçe. Ndërsa në lokalin e Fatjon Muratit, Mimoza punonte 16 orë, dy turne. Ishte e varfër, mblidhte kanoçe dhe i shiste. Ka lënë 4 fëmijë. Ishte e sëmurë. Punonte për copën e bukës. Ishte me qira. Më thoshte që kam 6 muaj pa paguar qiranë. Ka pasë punuar edhe në një lokal tjetër në lagje si pastruese. Punonte dy turne tek puna e re”, u shpreh mikesha e Mimoza Pajës.

vrasja sahit murati atentati don bosko fatjon murati astrit meraj emanuel sala ermir bejuku genc shohalli mimoza paja

EMISIONET