Atentati në Don Bosko mes të pafajshmëve, gazetari: Sulm nga vrasës me pagesë, mesazh për Fatjon Muratin
Sulmi me armë mbrëmjen e 12 marsit në lokalin e Fatjon Muratit në Bosko i mori jetën një gruaje të pafajshme që puna e deshti të gjendej aty.
Plumba nga një automjet vërshuan drejt lokalit që në atë orë ishte plot me qyetetarë, 5 prej të cilëve u plagosën.
Gazetari i Ora News Edison Vatnikaj deklaroi se pista kryesore e hetimit është Fatjon Muratit, si një mesazh për të nga grupe të tjera rivale për shkak të të shkuarës së tij kriminale.
Edison Vatnikaj: Pista e Muratit është një pistë hetimi, pasi është një person me precedent kriminal. Nga ana tjetër vëllai i tij që ka ardhur nga Polonia po verifikohet gjendja gjyqësore e tij. Që në fillim policia ka deklaruar se kemi të bëjmë me një grup kriminal i financuar dhe i rekrutuar për të kryer këtë ngjare me pagesë, kjo dhe nga vetë makina që përdorën një BMW A5 e cila ishte vjedhur në Durrës është përdorur pas dy vitesh.
Është një sulm që mund të klasisfikohet deri në akt terrorist pasi është gjuajtur drejt një lokali ku ka patur njerëz që ishin aty. Dyshohet për tre autorë, një në rolin e shoferit dhe dy në rolin e qitësit.
Brenda lokalit në pronësi të Fatjon Muratit ishin dhe xhaxhai dhe vëllai i tij i ardhur nga Polonia vetëm disa ditë më parë. Vetë ai nuk ka qënë aty. Pas kontrollit në banesën e tij pasi ai ishte me arrest shtëpie, ai nuk është gjetur as aty. 12 mars ka qënë kontakti i tij i fundit me policinë. Ndërsa në 13 mars nuk ishte aty dhe dyshohet të jetë larguar nga Shqipëria. Dyshimet janë që duke qënë se nuk kapnin dot Fatjon Muratin të kenë dashur ti çonin një mesazh përmes familjarëve të tij.