PAMJET/ I shpëtoi dy sulmeve me armë zjarri nga “ushtari” i Dumanit, Aredin Behari paraqitet në Gjykatën e Posaçme
Aredin Behari, objekti i dy sulmeve me armë zjarri, rezulton të jetë një tregtar nafte në qytetin e Fierit.
Dy vëllezerit Ardjan dhe Albert Pashaj kanë pasur konflikt për shkak të borxheve financiare që i kishte Aredin Beharit.
Për eliminimin e tij, Albert Pashaj kontaktoi “ushtarin” e Nuredin Dumanit, Henrik Hoxhajn, të cilin e ka paguar 80 mijë euro.
Ky i fundit ka porositur dhe ka kontaktuar bashkëpunëtorin e tij Skerdi Tase.
Tentativa e parë në 2017-ën ka dështuar, pasi Behari i pikasi dhe u shtri përtokë. Ndërsa në 2019-ën, Henrik Hoxhajt iu bllokua kallashnikovi.