Padia në SPAK, Berisha nga brenda selisë PD: Basha bëri akt të padenjë paditi kolegët e vet

Ish kryministri Sali Berisha e quajti “turp” dhe akt të padenjë veprimin e Lulzim Bashës për të paditur në SPAK deputetët demokratë.

“Ajo është një firmë tjetër turpi e zotit Basha që padit në prokurorinë e Edi Ramës kolegët e vet. Nuk ka akt më të padenjë.”

Në një lëvizje surprizë, Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike me në krye Sali Berishën hyri mesditën e sotme në selinë e Partisë Demokratike.

Për mediat, Berisha tha se qëllimi i kësaj vizite është zhvillimi i mbledhjes së parë i Komisionit që pas ngritjes me votën e Kuvendit në 11 dhjetor.

Ai tha ase shumica nuk përjashton pakicën dhe se deputeti Basha mund të qëndrojë si fraksion.

Berisha i bëri thirrje të reflektojë deri me 18 dhjetor.

Pyetjet përgjigjet e Berishës

Pyetje: Kush do të futet në zyrën e Bashës

Sali Berisha: Jo në zyrën e Bashës nuk kemi punë.

Pyetja: Do të takoheni me të?

Sali Berisha:  Jo. Deputeti Basha gjer më datën 18 duhet të mendojë të reflektojë për vendimin e Kuvendit më të jashtëzakonshëm në historinë e Europës. Vullneti I anëtarëve triumfoi. Shqiptarët panë spektaklin e lirisë më të bukur."

Pyetjet: Në çfarë roli futeni në PD

Sali Berisha: Sot futem si një nga anëtarët e komisionit të rithemelimit që funksionon si kolegjialitet. I barabartë mes të barabartëve"



EMISIONET