Operacion antidrogë në Kurbin, zbulohen 31 sera me 3510 rrënjë kanabis

Këto 31 sera u zbuluan në një zonë të pyllëzuar dhe malorë të fshatit Skuraj në Kurbin, brenda të cilave po kultivoheshin bimë narkotike.

Aty policia zbuloi 3510 rrënjë kanabis sativa në fazë të avancuar të rritjes të cilat u asgjësua me djegie.

Dritan Margjonin, 44-vjeç u vu në pranga në kushtet e flagrancës, ndërsa i vëllai Fation Margjonin, 34-vjeç u shpall në kërkim si autorë të kultivimit të bimëve narkotike

Policia e Lezhës thotë se zbulimi i serave të kanabisit në mal u zbulua falë kontrolleve nga ajri e toka në bashkëpunim me Guardia Di Finanzia.

685 fidanë cannabis sativa të kultivuar në tokë u zbuluan dhe asgjësuan me djegie më herët në në fshatrat Kuçaj, Zezë dhe Verjon të Krujës.

Aekez Dibrani, 53 vjece u shpall në kërkim pasi po kultivonte 250 rrënjë kanabis pranë banesës në fshatin Zezë.

Dy rastet e tjera të kultivimit të bimëve narkotike mbeten pa autorë.

Kjo ishte faza e tetë e megaoperacionit policor të koduar “Territor i pastër” në kuadër të të cilit policia thotë se jaanë gjetur dhe asgjësuar 6347 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa

100 punonjës policie të Komisariatit të Policisë Krujë dhe të Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorisë së Durrësit grupe të FNSH Tiranë dhe 5 dronë u përfshinë në kontrolle në Krujë.

Operacioni anti kanabis është shtrirë në të gjithë vendin dhe në kuadër të tij janë zbuluar dhe asgjësuar sasi të mëdha të bimëve narkotike, kryesisht e kultivuar në parcela të vogla në zona të pyllëzuara ose të thella malore.

EMISIONET