Leipzig dhe Brighton nuk bien dakord për Grudën: Gjermanët duan huazim me blerje, anglezët insistojnë në shitje direkte!

Leipzig dhe Brighton nuk bien dakord për Grudën: Gjermanët duan

Bisedimet mes RB Leipzigut dhe Brightonit për transferimin e Brajan Grudës vazhdojnë, por dy klubet ende nuk kanë arritur një marrëveshje për formulën e transferimit.

Sipas Sky Sport Germany, klubi gjerman preferon një huazim me detyrim blerjeje në fund të sezonit, ndërsa Brightoni po insiston për një shitje të menjëhershme dhe përfundimtare.

Vetë Gruda është i interesuar për një rikthim te Leipzigu, por transferimi nuk mund të realizohet pa një marrëveshje mes dy klubeve për strukturën financiare të operacionit.

Si pasojë e kësaj situate, drejtuesit e Leipzigut kanë nisur të shqyrtojnë edhe alternativa të tjera në tregun e transferimeve.

Megjithatë, sipas raportimeve nga Gjermania, mesfushori i Bayer Leverkusenit, Nadiem Amiri, nuk konsiderohet aktualisht një objektiv prioritar për klubin.

Gruda la përshtypje shumë pozitive gjatë periudhës së huazimit te Leipzigu sezonin e kaluar, duke qenë një nga lojtarët që kontribuan ndjeshëm në paraqitjet e skuadrës.

Performancat e tij kanë shtuar dëshirën e klubit gjerman për ta rikthyer përfundimisht në Bundesliga, por mbetet për t'u parë nëse Leipzigu dhe Brightoni do të arrijnë kompromisin e nevojshëm për ta finalizuar marrëveshjen./Telegrafi/

EMISIONET