VIDEO/ Xhixho: Bonusi i verës vetëm 5 mijë lekë për pensionistët është tallja e radhës me ta

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho shprehet se bonusi i verës vetëm 5 mijë lekë për pensionistët është tallja e radhës me ta nga qeveria.

“Në një kohë kur çmimet në Shqipëri janë sa 90% e mesatares së Bashkimit Europian, pensionet janë më të ulëtat në rajon, pa u krahasuar fare me Europën.

777 mijë pensionistë mezi mbijetojnë sot me pensionet qesharake, paguajnë nga xhepi shpenzimet shëndetësore dhe nuk ia dalin ta mbyllin muajin.

Bonusi sezonal  nuk reflekton rritjen e ekonomisë. Ai është thjesht një mekanizëm qesharak që kryeministri po e përdor për t’i hequr pensionistët nga protesta paqësore”, shprehet Xhixho, teksa publikon dhe një video me deklaratat e vetë të moshuarve.

EMISIONET