Nuk pranon akuzat dhe arrestin për zhdukjen e 2 personave në Sarandë e tritolin në Fier, Mëcini apelon vendimin e gjykatës
Albi Mëcini, personi i arrestuar për sasinë e 23 kg tritol të kapur në qytetin e Fierit, ka vendosur të Apelojë vendimin e gjykatës, duke mos qënë dakord me caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.
Ditën e ngjarjes, Mëcini, pretendon se ka daluar rastësisht në vendin ku u gjet tritoli, pasi ai po udhëtonte me makinën e marë me qëra nga Tirana në drejtim të Vlorës, ku do pushonte disa ditë.
Të njëjtën formë, Mëcini, ka zgjedhur të ndërmarë edhe për vendimin e gjykatës së Sarandës, e cila caktoi pak ditë më parë masën e sigurisë për rrëmbimin dhe zhdukjen e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Theodhorit.
Të dy vendit që lenë në burg Mëcinin, ai i Sarandës dhe Fierit, pritet të shqyrtohen në gjykatën e Apelit Tiranë, nga ku Albi Mëcini shpreson të ndryshojë masën e sigurisë dhe lirohet nga qelia.
Albi Mëcini, u zbulua nga gjurmë biologjike që i kanë dalë në ngjarjen e rëndë të rrëmbimit dhe zhdukjes së Fatmir Sulovarit dhe Leonard Theodhorit.
Gjurmët biologjike u zbuluan në një bidon uji të sekuestruar në një banesë që ndodhet në fshatit Nivicë të Himarës. Prej muajit Prill, dy personat e zhdukur ende nuk janë gjetur.
Ndërsa deri në këto momente për krimin e rëndë është arrestuar Albi Mëcini dhe Sofokli Baxheri.
Ndërsa Ervis Cukali dhe Sebastian Lataj, janë dy emrat e tjerë që dyshohet se janë përfshirë në rrëmbimin dhe zhdukjen e dy personave në Sarandë.
Dirigjimi i këtij grupi kriminal, besohet se kryet nga Admir Tafilaj, një i dënuar nga Shkodra që vuan dënimin me burgim të përjetshëm.