Josifi në krye të mashtrimit/ "El Pais": Premtonte investime në tregje financiare, grabiti 2.4 miliardë euro. Me Call Center në Shqipëri krijoi rrjet ndërkombëtar
2.4 miliardë euro dyshohet se janë grabitur nga grupi i mashtrimit me call center, ku sipas “El Pais”, Amant Josifi ishte pjesë e drejtuesve. Mediat spanjolle shkruajnë se në skemë u përfshinë 17 mijë qytetarë nga shtete të ndryshme dhe gjithçka nisi nga denoncimi i një të moshuare.
Mediat spanjolle i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë arrestimit të Amant Josifit në Dubai.
“El pais” shkruan se shtetasi shqiptar është një nga drejtuesit e dyshuar të një rrjeti të mashtimit në të gjtihë evropën përmes call centerave.
Në shkrim thuhet se janë 17 mijë persona që kanë rënë viktimë e tyre. ndërsa josifi I ndaluar në 6 shtator thuhet se është objektiv me vlerë të lartë
Gazetarët shtojnë ndër të tjera se në operacionet e shvilluar na fund të vitit 2022 në shqipëri Josifi arriti ti shpëtonte prangave edhe pse u zhvillua një makrooperacion në disa shtete.
Lidhjet e tij me politikën janë gjithashtu pjesë e shkrimit ku përmendet se në periudhën 2018 dhe 2020 ai ka qenë këshilltar në Ministrinë e Jashtme.
Nga ana tjetër, për "El Pais", avokatët e tij në Spanjë pretendojnë se Josifi është thjesht një biznesmen, që kishte marrë me qira biznesin.
Pavarësisht kësaj, ai nuk është paraqitur para autoriteteve të drejtësisë ndërsa mbrojtësit kanë kërkuar që ai dëshminë ta bënte përmes një video-konference.
Arrestimi u realizua përmes Interpol, por u la i lirë pa masë sigurie në pritje të kërkesës për ekstradim
Mashtrimi përmes call centerave përfshinte premtimin për tregje valutore, kriptovaluta, lëndë të para dhe produkte të tjera financiare.
Gjithçka nisi nga ankesa e nëj të moshuara për marrjen e 800 mijë eurove.
E pas kësaj nisi hetimi që solli dhe akuzën për një rrjet të shtrirë në disa shtete.
Policia dyshon se fitimi i grupit ka shkuar në 2.4 miliardë euro dhe me qindra mijëra viktima në mbarë botën.
Qendrat e internetit funksiononin 24 orë në ditë dhe me dhjetëra persona që prezantoheshin përmes telefonatave si agjentë.
Viktimat besonin se po investonin ne tregje financiare me përfitim të lartë, por paratë shkonin vetëm në llogaritë e organizatës së cilësuar kriminale.
Një nga emrat e arrestuar për këtë operacion është dhe një 33-vjeçar që thuhet se ka sponsorizuar edhe një ekip të njohur në Spanjë.
“El Pais” shton se në hetim nuk u përfshinë agjentët e punësuar për shkak të ligjeve në vende të ndryshme dhe përpjekjet u përqendruan vetëm te kokat e grupit.