Njihuni me parashikimin e motin për sot dhe nesër (12-13 korrik 2026)

Ndiqni parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.
Pjesa më e madhe e Europës do të mbetet me mot të kthjellët dhe temperatura të larta, ndërsa Europa Lindore dhe pjesërisht Ballkani Verior do të kenë vranësira dhe reshje shiu.

Njihemi tani me kushtet e motit per sa I perket vendin tonë.

Moti do të jetë shumë i nxehtë, ndërsa pasditja do të sjellë kalime vranësirash dhe rrebeshe të izoluara shiu në skajin verior dhe verilindor. Temperaturat do të luhaten nga 16°C deri në 38°C.

Era do të fryjë në 28 km/h, ndërsa dallgëzimi i ulët.
Shohim tani kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme, Europa Lindore, Balltiku dhe zonat përreth Alpeve do të kenë reshje shiu dhe stuhi, ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të dominohet nga moti i kthjellët dhe temperatura shumë të larta.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. moti do të mbetet i nxehtë dhe me diell gjatë paradites, ndërsa pasdite priten kalime të lehta vranësirash përgjatë kufirit lindor, pa reshje.

Temperaturat do të variojnë nga 15°C deri në 37°C. Era do të fryjë mbi 50 km/h, ndërsa dallgëzimi 3 ballë
Shohim tani temperaturat minimale dhe maksimale sipas MeteoAlb për vendin dhe rajonin.

EMISIONET