Një “Shqiponjë” në Laç/ Pas arrestimit të Dritan Metajt si pjesë e grupit të Gëzim Çelës, firmoset emri i ri në krye të bluve të Kurbinit

Një “Shqiponjë” në Laç/ Pas arrestimit të
Shkëlzen Metushi

Gjykata e Posaçme vendosi të martë që të lërë në burg shefin e komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj, i cili u prangos pasditen e hënës si pjesë e grupit të Gëzim Çelës nga Fushë-Kuqja dhe Arben Dalipit në Vlorë.

Në seancë ai ka pranuar marrëdhëniet mes tij dhe Gëzim Çelajt, ndërsa e ka cilësuar si njohje të vjetër që nuk e mohonte dot.

Dhe menjëherë pas kësaj ngjarjeje të rëndë të implikimit të drejtuesit të lartë me grupet kriminale ka ardhur dhe vendimi i kreut të Polciisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, i cili ka firmosur emrin e pasuesit të Metajt në krye të Komisariatit problematik të Kurbinit.

Konkretisht mësohet se drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka emëruar në detyrën e Shefit të Komisariatit Shkëlzen Metushin.

Deri pak ditë më parë Metushi ka mbajtur detyrën e shefit të Njësisë Shqiponja në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Ndërkaq mësohet se këtë të mërkurë ai do të prezantohet para ofocerëve të Komisariatit të Laçit të Kurbinit.

Një “Shqiponjë” në Laç/ Pas arrestimit të
Në foto: Dritan Metaj dhe Gëzim Çela

edison vatnikaj gëzim Çela dritan metaj shkëlzen metushi

EMISIONET