Nishani: Votat janë blerë edhe në veri, por sërish fitoi PD, Rama duhet rrëzuar, duke besuar te PD


I ftuar në PolitikOn në RTV Ora nga Alfred Lela, ish-presidenti dhe ish-deputeti i PD-së, Bujar Nishani u shpreh se vota janë vjedhur edhe në qarqet e veriut, por ka fituar sërish PD-ja sepse manipulimi nuk e ka tejkaluar mbështetjen.

Ai shtoi se nuk mund ta ndryshojë dot Ramën, por duhet rrëzuar, duke besuar te PD, që një gjë e tillë të mos ndodhë edhe në vitin 2025.

Nishani: A janë vjedhur dhe janë paguar para në qarkun e Dibrës, Lezhës dhe Shkodrës kundra opozitës? Pa dyshim, por ajo që ka ndodhur. Gjithë kjo para e derdhur nuk ka arritur që ta mundë PD-në. A do të fitonte më thellë PD pa një manipulim të tillë? Pa dyshim.

Por atje ku PD është e fortë, nuk e tejkalon vullnetin e fitores. Atje ku vihet re mungesa e organizimit dhe dëshirës, që është përgjegjësi e lidershipit, manipulimi e tejkalon fare kollaj. Çfarë do të themi në 2025 sepse do të përsëritet e njëjta gjë. Do të themi se Rama vjedh zgjedhjet? Ne nuk e ndryshojmë dot Ramën, por duhet ta rrëzojmë atë, duke besuar te PD.

 

EMISIONET