“Nga universiteti në ministre” Nikolla: Kanë spikatur me kontributin dhe talentin e tyre

E ftuar në emisionin “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u shpreh u pyet edhe lidhur me funksionaret e reja të qeverisë që kanë ardhur nga auditorët e universitetit.

Ajo u përgjigj se ato kanë pasur eksperiencë në sektorin privat ose publik dhe kanë spikatur aty me talentin e tyre, duke u bërë ministre.  

Luan Rama: Një person që vjen direkt nga auditori i universitetit dhe bëhet ministre drejtpërdrejtë, në një vend me kaq shumë probleme të qeverisjes dhe administrimit?

Nikolla: Nuk ka ardhur direkt nga universiteti në qeverisje, por ato kanë pasur kontributin e tyre dhe patjetër kanë spikatur me talentin e tyre për të qenë ministre të suksesshme.

Luan Rama: Për të qenë ministre të suksesshme ta shohim, por po flasim në këtë stad. 

EMISIONET