EMRI/ Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohet shefi i ri i Komisariatit të Vlorës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Korrik 2026, 11:25

Andi Deda, i cili deri më tani ka mbajtur detyrën e shefit të Komisariatit të Policisë Shijak, do të transferohet në Vlorë, ku pritet të drejtojë Komisariatin e Policisë së këtij qyteti.
Ndryshimi në drejtim vjen si pjesë e lëvizjeve në strukturat e Policisë së Shtetit.
Më herët janë bërë edhe ndryshime të tjera në disa komisariate dhe drejtori vendore, ndërsa burimet bëjnë me dije se procesi i riorganizimit pritet të vijojë edhe në ditët në vijim me emërime dhe transferime të tjera.

