Në burg për 40 ditë, Gjykata e Tiranës jep vendimin për ish-ushtarin e UÇK-së Dritan Goxhaj: Kosova të sjellë prova!
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 2 Gusht 2023, 14:52
Dy ditë pas arrestimit të tij, Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 40 dite Dritan Goxhajt.
Togat e zeza kanë kërkuar informacion shtesë nga ana e drejtësisë së Kosovës në lidhje me akuzat e ngritura në ngarkim të ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përballë togave të zeza, Goxhaj ka prentenduar se nuk ka bërë asgjë të paligjshme, përveç disa shkrimeve në rrjete sociale.
Ai kërkohet nga ana e autoritetet e Kosovës për intimidim të dëshmitarëve.