Ndryshim në drejtimin e Portit të Sarandës, largohet Admir Malaj!

Ndryshim në drejtimin e Portit të Sarandës, largohet Admir Malaj!

Një ndryshim është bërë në drejtimin e Porti i Sarandës, ku pas më pak se një viti në detyrë, Admir Malaj është larguar nga posti i drejtorit.

Në vend të tij është emëruar Gjergji Mërkuri, i cili do të marrë drejtimin e institucionit portual në vijim.

Admir Malaj mori detyrën e drejtorit të Portit të Sarandës në korrik të vitit 2025, pas transferimit të tij nga drejtimi i Porti i Vlorës.

Deri më tani nuk janë bërë publike arsyet zyrtare të largimit të Malajt nga drejtimi i portit.

Ndryshimi në krye të Portit të Sarandës vjen në një periudhë të rëndësishme për institucionin, i cili luan një rol kyç në transportin detar dhe zhvillimin e turizmit në jug të vendit.

EMISIONET