MESSI FESTON 39-VJETORIN! Datëlindja e gjen sulmuesin si kryegolashënues të Botërorit

Lionel Messi feston ditëlindjen e tij të 39-të. Kapiteni i Argjentinës arrin në këtë moment historik në një formë të jashtëzakonshme, pasi ka shënuar tashmë pesë gola në Kupën e Botës dhe u bë golashënuesi më i mirë në historinë e botërorit. Nuk kanë munguar urimet për Mesin nga kombëtarja argjentinase si dhe nga ish klubi ku bëri historinë, Barcelona

MESSI FESTON 39-VJETORIN! Datëlindja e gjen sulmuesin si

Sot nuk është një ditë e zakonshme në kalendarin e futbollit botëror. Lionel Messi mbush 39 vjeç, ndërsa emri i tij vazhdon të shkruajë histori në skenën më të madhe të futbollit, Kupën e Botës.

Në një formë që sfidon kohën, kapiteni i Argjentinës ka shënuar tashmë pesë gola në Kupën e Botës dhe së fundmi është ngjitur në majën e listës së golashënuesve më të mirë në histori të turneut. Me 18 gola gjithsej, ai ka lënë pas Miroslav Klosen.

Messi pritet ta kalojë ditëlindjen me familjen, shokët e ekipit dhe stafin teknik në bazën e Argjentinës në Kansas. Festimet vijnë pas disa javësh jo të mira për Messin dhe familjen e tij. ai dukej i prekur pasi shënoi kundër Algjerisë, kjo për shkak se babai i tij nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kombëtarja argjentinase, uroi kapitenin e saj. Gjithashtu edhe Barcelona uroi ish futbollistin që shkroi historinë me klubin katalanas.

Në moshën 39 vjeç, Messi vazhdon të vendosë rekorde, që dukeshin të pamundura kur u shfaq për herë të parë në skenën ndërkombëtare dy dekada më parë. Pjesëmarrësi gjashtë herë në Kupën e Botës synon ta udhëheqë Argjentinën drejt një tjetër titulli botëror.

Gjatë karrierës së tij Lionel Messi ka fituar një numër shumë të madh trofesh gjatë karrierës së tij, si me klubet ashtu edhe me kombëtaren e Argjentinës.

Me Barcelonën ai ka 35 tituj, përsfhirë La Liga, 7 herë kupa mbreti, 8 Superkupa të Spanjës, 4  Champions League, 3 herë Superkupa të Europës dhe 3 herë Kupën e Botës për Klube. Ndërkaq me Paris Saint-Germain ka fituar 2 herë kampionatin francez dhe 1 Superkupë.

Me kombëtaren e Argjentinës ka 2 herë Kupën e Amerikës, një finalisima dhe duke arritur në majën e botës në vitin 2022.

EMISIONET