FOTO/ Pas ndarjes nga Katy Perry, Orlando Bloom rikthehet në vëmendje me lidhjen e re!

FOTO/ Pas ndarjes nga Katy Perry, Orlando Bloom rikthehet në vëmendje

Aktori britanik Orlando Bloom është parë në Milano së bashku me të dashurën e tij, modelen Luisa Laemmel, gjatë Javës së Modës për Meshkuj, ku u prezantuan koleksionet Pranverë/Verë 2027.

Dyshja u shfaq në evente të ndryshme të modës në qytetin italian, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe fotografëve, pasi çifti rrallëherë shfaqet publikisht së bashku. Bloom u pa fillimisht në prezantimin e markës Tod’s, ndërsa Laemmel iu bashkua disa ditë më vonë në Milano.

FOTO/ Pas ndarjes nga Katy Perry, Orlando Bloom rikthehet në vëmendje

Lajmi për lidhjen e tyre u bë publik në fillim të këtij viti, ndërsa diferenca në moshë mes tyre ka ngjallur gjithashtu interes në mediat rozë. Luisa Laemmel është modele e njohur ndërkombëtare dhe ka bashkëpunuar me marka si L’Oréal, YSL Beauty, Maybelline dhe Calvin Klein.

Sipas burimeve pranë çiftit, marrëdhënia e tyre vazhdon pavarësisht distancës gjeografike, pasi Bloom jeton në Los Angeles, ndërsa Laemmel në New York.

FOTO/ Pas ndarjes nga Katy Perry, Orlando Bloom rikthehet në vëmendje

Aktori u nda në vitin 2025 nga këngëtarja Katy Perry, me të cilën kishte një lidhje disa-vjeçare dhe një vajzë, Daisy. Pas ndarjes, Bloom ka ruajtur një profil më të qetë në jetën private, ndërsa shfaqjet e tij të fundit në evente mode kanë rikthyer vëmendjen e mediave ndaj jetës së tij personale.

EMISIONET