Nano takon ambasadorin King-Smith: Emigrantëve të paligjshëm do u ndalohet përgjithmonë hyrja në Mbretërinë e Bashkuar

Nano takon ambasadorin King-Smith: Emigrantëve të paligjshëm do u

Emigrantët shqiptar që kanë shkuar dhe vijojnë të shkojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar në mënyrë të paligjshme do të kthehen në Shqipëri dhe nuk do të jenë në gjendje të udhëtojnë kurrë më në Mbretërinë e Bashkuar.

Ky lajm u bë i ditur pas një takimi të zhvilluar ditën e some (12 gusht 2022) mes  Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Shqiptare  Gledis Nano me ambasadorin britanik Alastair King-Smith.

Ky vendim vjen si rezultat i dakordësisë mes dy vendeve për të vepruar sa më shpejt në përgjigje të kriminelëve që po shfrytëzojnë të rinjtë shqiptarë që po udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar në mënyrë të paligjshme.

"Shprehëm vendosmërinë e përbashkët për të ndaluar fluksin e emigrantëve të paligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe Evropës. Diskutuam realitetin që i pret të gjithë ata që mbërrijnë në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar. Emigrantët e paligjshëm nuk mund të sigurojnë punë të ligjshme. Së shpejti do të kthehen në Shqipëri dhe nuk do të jenë në gjendje të udhëtojnë kurrë më në Mbretërinë e Bashkuar.”

“Të gjithë ata persona dhe familjarët e tyre që mund të jenë të tunduar të udhëtojnë drejt Britanisë nuk duhet të bien pre e propagandës së krimit", tha ambasadori Alastair King-Smith.

EMISIONET