Myzyraj: Vakancat në GJK po mbahen pezull padrejtësisht, parlamenti s’po hap garën prej më shumë se një viti
Në emisionin "Ora e Betit" në OraNews ka qenë pjesë e panelit gazetari Isa Myzyraj, i cili ka komentuar zhvillimit e fundit në sistemin e drejtësisë, duke u përqendruar në situatën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese pas lëvizjeve të fundit në përbërjen e saj.
Ai është shprehur se pavarësisht një ndërrimi të thjeshtë gjyqtarësh, momenti është shumë i rëndësishëm për institucionin.
Myzyraj ka kujtoi se largimi i gjyqtares Zaçaj dhe ardhja e gjyqtarit Vokshi e çon GjK drejt plotësimit të numrit të saj të domosdoshëm prej 8 anëtarësh, pa të cilët institucioni nuk mund të funksionojë në kapacitet të plotë.
"Për të folur për një momentum shumë të rëndësishëm, edhe pse thjesht kemi një ndërrim gjyqtarësh. Iku zonja Zaçaj dhe erdhi zoti Vokshi. Pra, duhet të kemi 8 anëtar në Gjykatën Kushtetuese."- tha Myzyraj.
Nga ana tjetër, Myzyraj u shpreh se mosmarrja e vendimeve për shkak të mungesës së gjyqtarëve përbën shkelje të drejtpërdrejtë të të drejtave të kërkuesve.
Gjithashtu ngriti shqetësimin lidhur me Kuvendin, i cili ka mbi një vit që nuk hap garën për zëvendësimin e ish-gjyqtares Marsida Xhaferllari (Toska), e cila ka dhënë dorëheqjen një vit më parë.
"Mosmarrja e vendimeve, sipas Gjykatës së Strasburgut shkel praktikisht të drejtën e kërkuesit dhe parlamenti që ka për detyrë të hapi garën për vakancës e zonjës Toska, e cila ka dhënë dorëheqjen prej më shumë se një viti. Ende nuk e ka hapur garën, nuk e di se çfarë janë duke pritur për hir të së vërtetës.
Ndërkohë që gara për të zëvendësuar Sonila Bejtjën mbyllet më 30 nëntor nga presidenti."-argumentoi ai.

