''Korrupsioni rritet çdo ditë'', Aga: Puna e SPAK-ut është zero, nuk gjejmë dot as hajdutët

Ish-kandidati i PD, Et’hem Aga i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se puna e SPAK është zero dhe se korrupsioni rritet çdo ditë në vend.

Aga: Produkti i cili ka prodhuar është zero.

Zero për mendimin tim.

Sipas jush ka më pak korrupsion në këtë vend?

Më pak korrupsion në dogana?

Më pak korrupsion nëpër hipoteka?

Më pak korrupsion në qeverisjen vendore apo qëndrore?

Atëherë nëse ne do ti bëjmë një analizë këtij institucioni, ne do themi që puna e tij është zero.

Sepse unë shoh që korrupsioni rritet ditë për ditë në këtë vend.

Dhe e shohin të gjithë qytetarët, e prekin.

I ka tërbu njerëzit.

Mirë kaq por ku janë paratë e vjedhura të shqiptarëve?

Ne nuk gjejmë dot as hajdutët.

 

EMISIONET