Muzhaqi: Celibashi nuk kërkoi falje për mos funksionimin e pajisjeve elektronike, rikthehuni në qendrat e votimit

Në një dalje nga selia e PS-së, ministrja Bora Muzhaqi foli për pjesëmarrjen e ulët në votime duke fajësuar KQZ për problemet e pajisjeve të identifikimit biometrik.

Muzhaqi u bëri apel qytetarëve që të kthehen në qendrat e votimit për të votuar në orët në vazhdim duke thënë se vota e tyre përcakton të ardhmen.  

Muzhaqi: Nuk dëgjuam ndjesën e Celibashit drejtuar mijëra zgjedhësve të cilët në më shumë se 500 qendra votimi u penguan të votojnë. Pajisjet elektronike nuk funksionuan, arsyet ishin më absurdet, deri te bateria. Nuk ka si të mos na vijë keq për mos dhënien e shërbimit të identifikimit elektronik duke penguar mijëra zgjedhës për disa orë derisa KQZ të merrte vendimin elementar të nisjes së procesit duke i detyruar qytetarët që të largoheshin.

Jam për apelin e PS, ju lutem rikthehuni dhe kryeni detyrën tuaj duke votuar. Ju lutem bëjeni këtë në orët në vijim. Vota vlen shumë, vendos shumë, përcakton të ardhmen tonë të përbashkët, prandaj thirrja e PS është votoni, votoni, votoni.

EMISIONET