Muça: Bizneset të punësojnë personat me aftësi të kufizuara, të mos shohin aftësitë e tyre fizike
Pedagogu dhe Eksperti i Punësimit Erion Muça i ftuar në Ora News në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musai foli për punësimin e personave me aftësi ndryshe.
Gjatë fjalës Muça tha se "numri i kompanive është shumë i ulët në raport me totalin e kompanive në treg që kanë treguar një nivel jo vetëm humanizmi për të qenë shumë të ndjeshëm ndaj grupeve apo personave me aftësi të kufizuara panvarësisht se ligji e detyron çdo kompani me numër të lartë punonjësish të ketë të punësuar persona me aftësi të kufizuar apo në të kundërt të paguajë pagën minimale.
Ky është një tregues i mungesës së ndjeshmërisë dhe mungesës së kulturës organizative në shumë sipërrmarje shqiptare të cilat përgjithësisht shohin pamundësitë fizike por ata duhet të shohin vizionin e tyre se sot ka persona me aftësi të kufizuar dhe intelektual që kanë mbetur ashtu si rrjedhojë e një aksidenti apo fatkeqësie".